Sport

Kryesia e klubit Trepça ’89 kundërpërgjegjet pas deklaratave të Shend Kelmendi dhe Argjend Mustafa

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 23 April 2018

Kryesia e klubit nga Mitrovica Trepça ’89 kundërpërgjegjet pas deklaratave të Shend Kelmendi dhe Argjend Mustafa, shkruan infokusi.

Klubi i futbollit KF Trepça89 kundërpërgjegjet pas deklaratave në mediat e shkruara dhe elektronike të futbollistëve Shend Kelmendi dhe Argjend Mustafa, deklaratat e futbollistëve për keqkuptim të dy palëve (Futbollist- Trajner) janë të pa vërteta sepse të gjithë fubollistët njoftohen në stërvitjen e fundit për itenirarin ditor kur zhvillohet ndeshja ( takimi për garderobë, dreka-restauranti, udhëtimi etj ).

Klubi KF Trepça89 është klub i organizuar dhe serioz në çdo aspekt, prandaj njoftojm opinion e gjërë sportiv se futbollistët ushqehen para ndeshjës në të njejtin Restaurat “ Rinia” gjatë kampionatit, futbollistët e lart përmendur nuk i kanë përfillur rregullat e klubit dhe nuk janë paraqitur në drekën e përbashkët që është rregull në klub.

-Advertisement-

LEXO EDHE: Pep Guardiola “sulmon” Salahun pas çmimit

Deklaratat e tyre që nuk kanë pas njohuri për restaurantin ku ushqehet ekipi dhe jemi ushqyer në Prishtinë janë deklarata edhe më shumë të dyshimta, fubollistët kur ushqehen në ndonjë vend tjetër gjithmon është present një anëtar i kryesisë së klubit. Futbollistët në fjalë kanë përdorur këtë veprim vetëm për të bojkotuar ndeshjën kundër SC Gjilani, ky veprim është bërë me qëllim të caktuar për ti shëbyer idivideve të caktuar për favore të klubeve tjera. Me këtë klubi futbollit KF Trepça 89 konstaton se është dëmtuar rënd dhe është prishur imazhi i klubit me veprimet e futbollistëve të lartëpermendur .

Kryesia e klubit
KF Trepça 89 FC – Mitrovicë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera