Lajme

Kryeshefi IPK-së e konfirmon rastin për arrestimin e një zyrtare police

Autori: Islam Morina 22:14 | 30 October 2020

Kushtrim Hodaj, kryeshefi Inspektoratit Policor të Kosovës e ka konfirmuar rastin e tentim vrasjes për të cilin raportoi Gazeta inFokus para pak çastesh.

Në një prononcim për Gazetën inFokus, kryeshefi i IPK-së ka thënë se kanë marr të gjitha veprime hetimore lidhur me rastin për tentim vrasje ku është e përfshirë një pjesëtare e Policisë së Kosovës dhe janë intervistuar personat e përfshire në këtë rast.

“Sipas autorizimeve të prokurorit i kemi ndërmarr të gjitha veprimet hetimore, por për momentin nuk mund te jap detaje më shumë për rastim”, ka thënë Hodaj për Gazetën inFokus./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera