Lajme

Kryeshefi i IPK-së, jep detaje për aksionin “Pika”

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 14 March 2022

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, tha sot se zyrtarët e arrestuar nga Policia dhe Dogana ishin përfshirë në mbi 400 veprimtari kriminale të veprës penale për “marrjen e ryshfetit” si dhe për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, shkruan Gazeta Infokus.

Ai në një konferencë për media tha se IPK muaj me parë ka pranuar informacionet e para për zyrtarët e arrestuar.

“IPK, muaj më parë kanë pranuar informacione lidhur me dyshime për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të disa zyrtarëve policorë. Ekziston dyshimi i bazuar se të arrestuarit janë të involvuar në qindra herë, apo mbi 400 veprimtari kriminale të veprës penale të marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”, theksoi Hodaj.

-Advertisement-

Ai njoftoi se të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë dhe se ndaj zyrtarëve policorë është bërë rekomandimi për suspendim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera