Lajme

Kryeredaktori i Reporter.al: Kështu si Kurti i shpjegojnë autokratët sulmet ndaj lirisë së medias

Autori: Gazeta inFokus 19:43 | 29 July 2023

Besar Likmeta, kryeredaktor i Reporter.al (publikimi online i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri – BIRN Albania), e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti autokrat.

Këtë koment, Likmeta e ka bërë në Twitter si reagim ndaj postimit të kryeministrit Kurti i cili tentoi ta arsyetojë vendimin e MINT-it për ta mbyllur Klan Kosovën, duke thënë se në Kosovë janë 468 media të regjistruara.

“Kështu i shpjegojnë zakonisht autokratët sulmet ndaj lirisë së medias”, shkroi ai në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera