Lajme

Kryeqyteti nuk kundërmon më, kompania “Pastrimi” i rikthehet punës

Autori: Gazeta inFokus 22:43 | 14 March 2023

Duket se ka përfunduar saga e mosmarrëveshjes dhe greva e punëtorëve të kompanisë “Pastrimi”, që detyroi komunën e Prishtinës të pajtoj një kompani nga Ferizaj për pastrimin e kryeqytetit.

Pak minuta më parë, kompania në fjalë njoftoi se ekipet kanë dalë në terren për të vazhduar me grumbullimin dhe largimin e mbeturinave, por pa treguar se a është arritur ndonjë marrëveshje.

“Po ashtu njoftojmë që kryerja e shërbimit të mbeturinave do të vazhdojë sipas planit dhe orarit të rregullt operativ”, tha kjo kompani përmes një postimi në Facebook.

-Advertisement-

“Pastrimi” falënderoi qytetarët për, siç tha, “mirëkuptimin që kanë treguar ndaj punëtorëve te kompanisë sonë”.

Prej dje, punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, kanë hyrë në grevë. Kjo ka bërë që Prishtina dhe qytetet tjera të “mbyten” në mbeturina. Kërkesa e punëtorëve është rritja e pagave. Për çështjen e mbeturinave, sot, i pari i Prishtinës, tha se vendimi i punëtorëve të “Pastrimit” ka pasur ndikim të rëndë në pastërtinë e komunës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera