Kryeprokurori i EULEX-it: Sundimi i ligjit të arrijë në të gjithë Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 18:55 | 27 January 2018
Zyrtarë të EULEX-it vlerësuan sot se zbatimi i integrimit të drejtësisë në veri të Kosovës, është avancuar dukshëm në bashkëjetesën e dy komuniteteve, për t’u siguruar që sundimi i ligjit do të arrijë të gjitha anët e Kosovës.
Shefja e ekipit për Sundim të ligjit në Zyrën e BE-së në Prishtinë, Julia Jacoby, ka thënë se janë duke punuar ngushtë në pjesët e legjislacionit, për Kodin penal, Kodin e procedurës penale, si dhe për Ligjin mbi kompetencat e zgjeruara të konfiskimit.
“Ligji për prokurorët e shtetit është shqyrtuar në konsultim të ngushtë me familjen e BE-së me hyrjen në fuqi të Prokurorisë Speciale dhe ne mirëpresim zgjidhje që do të mundësojnë rekrutim më efikas të prokurorëve të rinj. Ne shpresojmë që edhe rekomandimet për efikasitetin e zyrës dhe të sistemit në përgjithësi do të merren parasysh. Ne punojmë ngushtë në pjesë të tjera të legjislacionit, si për kodin penal, kodin e procedurës penale, si dhe për ligjin mbi kompetencat e zgjeruara të konfiskimit. Pasi të miratohen, këto ligje do të përbëjnë një mjet të rëndësishëm për të gjithë aktorët përfshirë prokurorët në luftimin efektiv të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë Julia, në konferencën vjetore të prokurorëve, që u mbajt sot në Prishtinë.
Kurse kryeprokurori i EULEX-it, Claudio Pala tha se zbatimi i integrimit të drejtësisë në veri është dukshëm një hap i madh në bashkëjetesën e dy komuniteteve dhe për të siguruar që sundimi i ligjit të arrijë të gjitha anët e Kosovës.
“Shumë është arritur në këtë vit të kaluar dhe shumë më tepër mbetet për t’u bërë. Zbatimi i integrimit të drejtësisë në veri është dukshëm një hap i madh në bashkëjetesën e dy komuniteteve dhe për të siguruar që sundimi i ligjit të arrijë të gjitha anët e Kosovës. Në të vërtetë, EULEX-i është aktualisht i angazhuar në rastet, nën kompetencat e tij ekzekutive tek autoritetet kosovare. Që nga prilli i vitit 2015, rreth 200 raste i janë dorëzuar PSRK-së dhe Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, por pritet shumë më shumë të ndodh në muajt e ardhshëm”, ka pohuar Pala.
Të tjera
-
BE-ja do të godasë firmat kineze me sanksione për mbështetjen e Rusisë në Ukrainë
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i godasë kompanitë dhe i...
-
Trump “kërcënon” me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kinën
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se n...
-
AAK-ja mban konferencë për media
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] do të mbajë konferencë për media sot. ...
-
Deputeti i GUXO: Gërvalla dhe Peci nganjëherë mund të mos ia qëllojnë, ka mos koordinim në parti
Deputeti i Listës “Guxo”, Ekrem Mustafa, pranon se ka moskoordinim brenda sub...
-
Miftarja: Sulmi dhe cenimi i dinjitetit të Fahrie Hotit është fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie
Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftarja, ka thënë se sulmi dhe ceni...
-
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te QKUK-së
Sot do të protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te Qendrës Klinike Universi...
-
Artan Hoxha reagon pasi u intervistua nga SPAK-u: Nuk kam kryer asnjë krim
Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krim...
-
Komisioni për Ekonomi shqyrton sot vendimin e presidentes Osmani
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot pritet të shqyrt...
-
Kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka reaguar p...
-
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump
Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit ...
-
Zemërthyese: Gjyshja shkrepi foton e mbesës pesë minuta para se vogëlushja të vdiste
Një grua ka ndarë fotografinë e fundit të vajzës së saj e cila ishte shkrepur...
-
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor
Sot në Prishtinë do të organizohet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskr...