Lajme

Kryeparlamentarja e Shqipërisë zotohet për lobim të anëtarësimit të Kosovës në KiE

Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 21 May 2022

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, në një takim me një delegacion nga Kuvendi i Kosovës në Tiranë, është zotuar se do të përkushtohet për të lobuar në të gjitha parlamentet e vendeve anëtare të KiE-së për të mbështetur pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

Në funksion të arritjes së këtij objektivi, delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i përbërë nga deputetja Saranda Bogujevci, kryesuese, si dhe nga deputetët Ariana Musliu Shoshi dhe Arben Gashi, u prit në një takim të veçantë edhe nga delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë pranë Asamblesë Parlamentare të KiE, kryesuar nga Blerina Gjylameti, kryesuese e delegacionit.

“Në këto takime të ngrohta e miqësore, u diskutua edhe për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit midis dy parlamenteve, në kuadër të veprimtarisë së përditshme parlamentare”, thuhet në kumtesën e Kuvendit.

-Advertisement-

Në takim u diskutua lidhur me intensifikimin e angazhimeve të të dy parlamenteve dhe delegacioneve respektive në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, vetëm disa ditë pas aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Bogujevci falënderoi kryetaren Nikolla dhe delegacionin e Tiranës në APKiE për këtë kontribut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera