Lajme

Kryeparlamentari kroat: Serbia s’është vend demokratik, shkakton grindje rajonale, të jemi të zgjuar

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 28 August 2024

Kryetari i Parlamentit të Kroacisë Gordan Jandrokoviq tha se Serbia nuk është vend demokratik. Ai e cilësoi shtetin fqinj si jokonsistent, joparimor, që “shkakton grindje rajonale”.

“Ne duhet të jemi shumë të hapur dhe të themi se Serbia nuk është një vend demokratik. Ajo që ata i bënë zonjës Vuçkoviq tregon mënyrën se si ata trajtojnë të gjithë ata që kanë një mendim ndryshe nga struktura qeverisëse në Serbi” tha Jandrokoviq, duke iu referuar ndalimit për disa orë të këngëtares kroate, Severina Vuçkoviq në kufirim me Serbinë.

“Përveç uljes në dy karrige, Serbia është jokonsistente, joparimore dhe shkakton grindje rajonale”, shtoi Jandrokoviq.

-Advertisement-

Ai tha se Kroacia duhet të ketë kujdes dhe të mos bie në provokime.

“Ne duhet të jemi më të zgjuar këtu dhe të mos biem në provokime. Nuk dua të diktoj se si do të shkruajnë mediat, por mendoj se do të ishte e mençur që ata ta injoronin pak Vuçiqin”, tha Jandrokoviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera