Lajme

“Kryengritja” në Kapitol, Prokurorët: Donald Trump-it të mos i njihet imuniteti

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 09 April 2024

Prokuroria Speciale në SHBA ka kërkuar refuzimin e pretendimit të Donald Trump për imunizimin nga ndjekja penale, lidhur me çështjen ku ish-presidenti është akuzuar për mashtrim për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020.

“Skema e supozuar kriminale e një presidenti për të përdorur kompetencat e tij zyrtare për të përmbysur zgjedhjet presidenciale dhe për të penguar transferimin paqësor të pushtetit frustron dispozitat thelbësore kushtetuese që mbrojnë demokracinë”, shkruhet në dokumentin drejtuar Gjykatës së Lartë.

Ekipi i prokurorëve e ka dorëzuar kërkesën dy javë para se të nisë shqyrtimi çështjes nëse një ish-president është i mbrojtur nga akuzat penale për veprimet zyrtare të ndërmarra në Shtëpinë e Bardhë.

-Advertisement-

Rezultati i 25 prillit do të ndihmojë në përcaktimin e përballjeve me gjyq të Donald Trump, me akuzat për komplot pas humbjes ndaj demokratit Joe Biden.

Më herët, republikani ka argumentuar se ish-presidentët gëzojnë imunitet për aktet zyrtare në detyrë, por si gjyqtarja që kryeson çështjen edhe një panel tjetër e kanë hedhur poshtë me forcë pretendimin.

Pas kësaj, çështja kaloi në duart e Gjykatës së Lartë edhe është ende në pikëpyetje nëse do të mund të përfundojë para zgjedhjeve të nëntorit.

Megjithatë prokurorët kanë theksuar gjithashtu se edhe në rast se do të njihet njëfarë imuniteti për veprimet zyrtare të një presidenti, gjyqtarët megjithatë duhet të lejojnë që çështja e Trump të ecë përpara sepse pjesa më e madhe e aktakuzës përqendrohet në sjelljen e tij individuale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera