Lajme

Kryeministrja serbe: Beogradi dhe Prishtina, larg kompromisit

Autori: Gazeta inFokus 20:08 | 04 January 2019

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç tha se nuk sheh asnjë shenjë të arritjes së kompromisit me Kosovën, por ai duhet të arrihet nëse Serbia dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

Duke folur për mediat serbe, Bërnabiç tha se Beogradi dhe Prishtina janë gjithnjë e më larg arritjes së kompromisit, para së gjithash për shkak të taksës 100% që Kosova u ka vënë importeve nga Serbia, si dhe për shkak të formimit të ushtrisë së Kosovës. “Unë mendoj se ne po largohemi nga kompromisi”, tha Bërnabiç.

Por, ajo shtoi se konflikti i ngrirë me Prishtinën nënkupton që Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së.

-Advertisement-

Bërnabiç shtoi se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet dhe se zgjidhja është “arritja e një kompromisi që do të garantonte paqe, stabilitet dhe jetë më të mirë për serbët në Kosovë”.

Ajo tha se Serbia është në pozitë të shkëlqyeshme sepse kryenegociator i saj është presidenti i shtetit, Aleksandër Vuçiç, por shtoi se Qeveria e Serbisë do të ndihmojë aq sa mundet.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë po ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera