Lajme

Kryeministrja e Zelandës së Re tregon për këshillën që ia dha Mbretëresha Elizabeth II

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 18 September 2022

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka treguar se si Mbretëresha Elizabeth II e këshilloi atë se si të qëndroj si lidere e fortë gjatë kohës kur ishte shtatzënë dhe pasi të lindte fëmijës, me Mbretëreshën duke i thënë se duhej “thjesht të mësohej kështu”.

Në vitin 2018, kryeministrja Ardern u bë udhëheqësja e dytë që lindi gjatë kohës që ishte në detyrë.

“Një nga gjërat në mendjen time krahas të qenit kryeministre e re ishte të qenit kryeministre dhe nënë. Dhe kur mendon për liderët që kanë qenë në atë pozitë…, kishte kaq pak për të parë. Kështu që unë i thashë asaj: “Si ia dole?”, dhe më kujtohet se ajo tha: “Epo, mësohu kështu”. Dhe kjo ishte ndoshta këshilla më e mirë dhe më e vërtetë që mund të kisha”, tha kryeministrja Ardern në një intervistë.

-Advertisement-

Ardern ndodhet ë Londër bashkë me qindra liderë, para funeralit të Mbretëreshës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera