Kryeministrja e Finlandës nga Tirana: Shqipëria të nisë negociatat për anëtarësimin në BE
Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 21 June 2022
Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin ka shprehur mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Gjatë një vizite zyrtare në Tiranë ku u prit me ceremoni shtetërore nga Kryeministri Edi Rama, Marin theksoi rëndësinë e integrimit në BE jo vetëm të Shqipërisë, por të gjitha Ballkanit pasi të kenë përmbushur kriteret.
“Finlanda është mbështetës afatgjatë dhe i fortë i zgjerimit të Bashkimit Europian. Duam të shohim të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE pasi të kenë përmbushur kriteret. Përparësia jonë është të nisim negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa asnjë vonesë. Duam të mbështesim Shqipërinë për anëtarësimin e saj në BE. Shqipëria ka një zë të fortë edhe globalisht. E vlerësojmë rolin tuaj kur bëhet fjalë për përfaqësimet ndërkombëtare”.
Ndërsa Kryeministri Rama vlerësoi përpjekjet e Finlandës për të zhbllokuar procesin e hapjes së negociatave.
“Folëm për atë që vjen në ditët e ardhshme apo që nuk vjen, lidhur me çeljen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. I thashë Kryeministres që nuk pres asgjë të re në këtë këshill, megjithatë deri në fund, BE, vendet europiane po përpiqen me Bullgarinë për të hapur një shteg të arsyes dhe për ta çliruar procesin”.
Një tjetër diskutim i rëndësishëm është edhe lufta e Rusisë në Ukrainë dhe kërkesa e Finlandës, por edhe Suedisë, për t’u anëtarësuar në NATO.
Kryeministri Rama e konsideroi të rëndësishëm hyrjen e Finlandës në NATO, si një vlerë të shtuar për këtë aleancë. Jo vetëm kaq, por eksperienca e Finlandës, u shpreh Rama, do t’i shërbejë gjithë aleancës ushtarake por edhe vendeve të Ballkanit që është një “hallkë e dobët”.
“Ne së bashku jemi në një front kundër agresionit rus në Ukrainë dhe Finlanda ka shumë për të treguar dhe mësuar neve dhe të gjithë të tjerëve, pasi për shkak të historisë e njeh shumë mirë agresorin dhe natyrën e tij dhe duke qenë një vend që ka pasur në të shkuarën mundësinë që të nxjerrë shumë mësime nga fqinjësia me Rusinë, mendoj që ka dhe një zë shumë të respektueshëm. Ballkani është një hallkë e dobët delikate dhe për këtë arsye eksperienca dhe fjala e Finlandës ka shumë rëndësi për të gjithë komunitetin. Nga ana tjetër mbështesim me gjithë besimin dhe bindjen tonë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Bëhet fjalë për dy vende që në çdo aspekt janë vlerë e shtuar e aleancës dhe për më tepër në kushtet e sotme dyert e aleancës duhet të jenë të hapura. Madje ne ndihemi të privilegjuar që na jepet mundësia të bëjmë një gjë për Finlandën, kjo nuk është pak”.
Edhe Kryeministrja finlandeze theksoi rëndësinë e të qenit të bashkuar përballë Rusisë.
“Diskutimi ynë konfirmon vetëm që duhet të bëjmë më shumë së bashku. Një shumicë mbizotëruese e Finlandës e mbështesin anëtarësimin në NATO. Dua t’ju falenderoj për mbështetjen tuaj të fortë për anëtarësimin në NATO. Shqipëria është mbështetëse e vendosur e dyerve të hapura. Ndërkohë që lufta vazhdon është e rëndësishme të deklarojmë se jemi të bashkuar. Finlanda dhe Suedia do ta bëjnë gjithë aleancën më të fortë. Na duhet të intensifikojmë mbështetjen ndaj Ukrainës dhe sanksionet ndaj Rusisë”, u shpreh Kryeministrja e Finlandës. /tvklan.al
Të tjera
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...
-
Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye m...
-
Parahikimi i motit për sot
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lok...
-
Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit
“Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit t...
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...