Lajme

Kryeministri Mustafa në darkën e liderëve të rajonit në Bruksel/FOTO

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 24 May 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, do të marrë pjesë në darkën që shtrohet sot për liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Në këtë darkë të ftuar nga zonja Mogherini, ku do jetë i pranishëm kryeministri  Mustafa, do te jenë prezentë edhe kryeministrat e shteteve të rajonit dhe do të diskutohet për gjendjen aktuale, perspektiven si dhe avancimin e rrugës eurointegruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë ditës, kryeministri Mustafa, po ashtu, do të zhvillojë një takim bilateral me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, njëkohësisht zëvendëspresidente e KE-së, Federica Mogherini.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera