Lajme

Kryeministri Kurti sot do të vizitojë `Trepçën`

Autori: Gazeta inFokus 06:58 | 20 October 2021

Kryeministri Albin Kurti sot pritet të vizitojë ndërmarrjen “Trepça” në Mitrovicë.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti do të shkojë në Mitrovicë në orën 08:00.

Sipas njoftimit Kurti do të jetë i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

-Advertisement-

Vizita e Kurtit vie pas incidentit që kishte ndodhur dje objektin e ndërmarrjes “Trepça”.

Ish-kryeshefi i “Trepçës”, Rafet Ibishi është arrestuar dje pasi kishte sulmuar fizikisht ushtruesin e detyrës së kryeshefit, Enis Abdurrahmani dhe drejtorin e Administratës në “Trepçë” Besim Haxhiun.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera