Kryeministri Kurti priti sot në takim nobelistin, Dan Shechtman

Autori: Gazeta inFokus
19:15 | 07 May 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim fituesin e çmimit nobel për Kimi, Dan Shechtman, që shoqërohej nga Konsulli i Nderit i Kosovës në Austri, z.David Ungar-Klein.
Kryeministri Kurti e njoftoi z. Shechtman për progresin demokratik, arritjet dhe prioritetet e qeverisë, për pilot programet në kuadër të sistemit dual të edukimit që kanë filluar të zbatohen në këtë vit akademik, për investimin në fushat STEM dhe mbështetjen e vajzave dhe grave në këtë fushë përmes bursave të studimit. Ai po ashtu e njoftoi për konferencën e sotme për prezantimin e Fondit Sovran dhe për vizionin që ky fond ka për ndërmarrjet publike, të cilat pas shumë vitesh keqmenaxhim kanë filluar të ringjallen dhe të jenë profitabile.
Në këtë takim theks i veçantë iu kushtua rëndësisë që edukimi ka për zhvillimin e vendit, veçanërisht shkenca në edukim të hershëm, teknologjia dhe ndërmarrësia në këto fusha.
Z. Schectman ndau me Kryeministrin Kurti nga përvoja e tij profesionale dhe akademike si dhe nga modelet e aplikuara në Izrael për mbështetje institucionale për ndërmarrës në fushën e teknologjisë dhe start-ups.
Dan Schechtman aktualisht po viziton Kosovën. Ai ka mbajtur disa ligjërata në vend, njërën nga to edhe në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës me titull “Pse në universitetet kosovare studentët duhet të mësojnë për teknologjinë, dhe pse fëmijët në kopsht duhet të mësojnë për shkencën”.
Në vitin 2011, profesori Schechtman kishte fituar çmimin nobel për kimi dhe për zbulimin e kuazikristaleve.
Në takim kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga shefi i stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, profesori i Universitetit të Prishtinës, Sefer Avdiaj dhe këshilltarja e ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arrita Gola.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Të Martën në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperat...
-
Katari rihap hapsirën ajrore pas sulmeve të Iranit
Hapësira ajrore e Katarit është rihapur pasi u mbyll për shkak të sulmit me r...
-
Rutte: NATO do ta pesëfishojë mbrojtjen ajrore dhe do të blejë 1 mijë tanke
Shefi i NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar se objektivi i ri i NATO-s është ta p...
-
Gjykata Supreme i lejon Trumpit të rifillojë deportimin e emigrantëve në vendet e treta
Gjykata Supreme vendosi të hënën se administrata Trump mund të rifillojë depo...
-
Po fliste për sulmin e SHBA në Iran, sekretari amerikan i Mbrojtjes ‘ngatërron’ Teheranin me Tiranën
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth teksa po fliste për sulmin e SHB...
-
Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë reale për t’u mos u rifunksionalizuar më kurrë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka alarmuar lidhur...
-
Trump: Irani na njoftoi para sulmit ndaj bazës në Katar – koha për paqe
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Irani i njoftoi Shtetet e Bash...
-
Temperaturat nesër deri në 34 gradë
Të martën parashikohet të mbajë mot shumë i nxehtë, i karakterizuar me diell ...
-
Khamenei shfaq flamurin amerikan duke u djegur: S’i nënshtrohemi askujt
Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka deklaruar se nuk pranojnë ...
-
Kallas: BE do të rishikojë pezullimin e partneritetit me Izraelin për shkak të situatës në Gaza
Nëse Izraeli nuk e “përmirëson situatën” në Gaza, BE-ja do të diskutojë “masa...
-
Trump flet në detaje për sulmin e Iranit: Përgjigje e dobët e tyre, jam i kënaqur që asnjë amerikan s’u lëndua
Presidenti amerikan Donald Trump tha se Irani dha një përgjigje te dobët si r...
-
Sondazhi i UBO-së: 47% të pakënaqur me punën e Qeverisë Kurti
Në emisionin “Debat Plus” të moderuar nga Ermal Panduri, janë prezantuar të d...