Lajme

Kryeministri Kurti priti në takim një delegacion nga BERZh-it

Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 22 September 2022

Kryeministri Albin Kurti, ka takuar një delegacion të BERZh-it, me të cilët biseduan për projektet aktuale të mbështetura nga kjo bankë dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në të ardhmen, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë takim pala e qeverisë së Kosovës ka potencuar se ekonomia është e qëndrueshme, duke përmendur pos tjerash edhe themelimin e Gjykatës Komerciale.

Komunikata e plotë:

-Advertisement-

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim delegacionin nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), të kryesuar nga Mark Boëman, zv. President i BERZh për Politika dhe Partneritet, Oleg Levitin, Zëvendës Drejtor për Qeverisje dhe Çështje Politike, si dhe Neil Taylor, Udhëheqës Rezident i Zyrës së BERZh në Kosovë.

Duke theksuar se BERZh-i mbetet një ndër partnerët kryesorë zhvillimorë të Republikës së Kosovës, kryeministri Kurti i falënderoi në emër të Qeverisë për përkrahjen e vazhdueshme.

Në takimin e përbashkët me Zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi dhe Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, u bisedua për projektet aktuale dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit për të ardhmen.

U tha se pavarësisht sfidave, ekonomia është e qëndrueshme dhe po zgjerohet vazhdimisht, ndikuar edhe nga Pako e Ringjalljes Ekonomike. U veçua mbështetja për prodhuesit vendorë, rritja e subvencioneve në bujqësi dhe subvencionimi i çmimeve të energjisë elektrike. U veçua edhe themelimi i Gjykatës Komerciale.

Duke theksuar se sundimi i ligjit dhe transparenca janë thelbësore për një klimë të mirë investimi, u tha se Qeveria mbetet e përkushtuar për këtë gjatë gjithë mandatit.

U bisedua edhe për ndikimin e agresionit rus ndaj Ukrainës, në rritjen e çmimeve të ushqimeve, karburanteve dhe energjisë. U theksua se Qeveria po mbështet qytetarët dhe bizneset në përballje me inflacionin me një sërë masash .
Duke ritheksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për tranzicion drejt energjisë së gjelbër, kryeministri Kurti falënderoi BERZh-in, që krahas partnerëve si MCC, KfË dhe EIB, na mbështesin në këtë drejtim.

Në këtë takim u potencua se partnerët ndërkombëtarë kanë luajtur rol kyç në shtyrjen e agjendës sonë përpara lidhur me përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë në përgjithësi”, thuhet në komunikatë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera