Lajme

Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin e ri jorezident të Arabisë Saudite në Kosovë, Faisal Ghazi Hafizi

Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 08 October 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Arabisë Saudite në Kosovë, Faisal Ghazi Hafizi. Ai i uroi ambasadorit mirëseardhje në Kosovë dhe suksese në detyrën e tij të re.

Kontributi dhe roli i Arabisë Saudite për pavarësinë e vendit sikurse dhe ndihma socio-ekonomike dhe mbështetja e vazhdueshme në arenën ndërkombëtare janë dëshmi se Kosova dhe Arabia Saudite janë miq dhe partnerë me lidhje të shumta dhe të mira, tha gjatë takimit kryeministri Kurti.

-Advertisement-

Kryeministri e falënderoi Arabinë Saudite për mbështetjen që ajo i kishte dhënë Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në 2011 konkludoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte e ligjshme. Ai shtoi se qeveria që udhëheq është e gatshme të rris bashkëpunimin me qeverinë e Arabisë Saudite në shërbim të marrëveshjeve të reja mes dy vendeve, sidomos në fushën e investimeve dhe shkëmbimeve tregtare, që i përgjigjen interesave të përbashkëta.

Kryeministrit po ashtu përmendi dhe potencialin e Kosovës për turizëm dhe agrokulturë duke marrë parasysh pozitën e saj gjeografike në Ballkan.

Ambasadori Hafizi e falënderoi kryeministrin Kurti për mikpritjen. Ai ia përcolli kryeministrit Kurti përshëndetjet nga mbreti dhe familja mbretërore e Arabisë Saudite. U shpreh se vendet dhe popujt tonë kanë lidhje vëllazërore, kulturore dhe fetare, dhe tha se do të punojë në konsolidimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve tona.​

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera