Lajme

Kryeministri Kurti për pagën minimale: Lajm i mirë për 100 mijë punëtorë të sektorit privat

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 14 June 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar se miratimi i ligjit për rritjen e pagës është lajm i mirë ngase sipas tij kjo do të thotë rritje 100% respektivisht 50% për më shumë se 100 mijë punonjës të sektorit privat.

Kurti po ashtu ka thënë se plotë 380 mijë punonjës të sektorit privat e publikpërfitojnë nga lirimi i tatimit të të ardhurave mujore deri në shumën e pagës minimale, duke thënë se tashmë kjo po ndodhë për herë të parë pas 11 vitesh dhe më shumë se çdo herë më parë, shkruan Gazeta Infokus.

Në statusin e tij në Facebook, kryeministri Kurti, ka uruar edhe anëtarët e zgjedhur të Autoritetit të konkurrencës dhe ka bërë me dije se me miratimin e ligjit për Provimin e Jurispodencës, këtij provimi për herë të parë mund t’i nënshtrohen edhe kandidatë nga trojet shqiptare, përfshirë ata nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

“Lajm i mirë për qytetarët që sot Kuvendi i Republikës miratoi në lexim të parë të ligjin për rritjen e pagës minimale në 264 euro dhe lirimin nga tatimi i të ardhurave deri në pagën minimale. Mbi 100 mijë punëtorë të sektorit privat, përfitojnë rritje mbi 100%, respektivisht mbi 50% të pagës së tyre mujore, ndërkaq plotë 380 mijë punëtorë të sektorit privat dhe publikë përfitojnë prej lirimit nga tatimi i të ardhurave deri në shumën e pagës minimale. Përveç se po e rrisim pagën minimale për herë të parë pas 11 vitesh, po rrisim atë më shumë se çdoherë tjetër më parë. Ndërkaq pragun e shkallës tatimore po e zhvendosim nga 80 euro në 250 euro.

Gjithashtu, i uroj punë të mbarë anëtarëve të sapozgjedhur të Komisionit për Autoritetin e Konkurencës, që për herë të parë udhëhiqet nga një grua. Ky institucion ka rëndësi të madhe në mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në vend. Rëndësia e tij rritet edhe më shumë tani që po përballemi me një periudhë inflacioni.

E nga sot, me miratimin e Projektligjit për Provimin e Jurisprudencës, për herë të parë këtij provimi do të mund t’i nënshtrohen edhe kandidatë nga trojet tjera shqiptare, duke përfshirë këtu shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera