Lajme

Kryeministri Kurti në Aeroportin e Prishtinës, pret ushtarët e FSK-së pas kthimit nga Turqia

Autori: Gazeta inFokus 20:44 | 20 February 2023

Në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” sonte kanë arritur ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët u kthyen nga Turqia.

Të njëjtit për dy javë rresht kanë ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve të 6 shkurtit që kanë lënë të vdekur mbi 40 mijë njerëz.

Në Aeroportin e Prishtinës, ushtarët e FSK-së janë pritur edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zyrtarë të tjerë të kabinetit qeveritar.

-Advertisement-

Përpos ushtarëve të FSK-së nga Kosova drejt Turqisë kanë udhëtuar edhe mjekë e infermierë të shumta të cilët i dolën në ndihmë të gjithë atyre që u prekën nga këto tërmete.

Ndryshe ekipet e kërkim-shpëtimit nga Kosova arritën që të nxirrnin të gjallë katër persona, të cilët kishin mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara si shkak i tërmetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera