Lajme

Kryeministri Kurti i pikëlluar për vdekjen e senatorit Dole: Ngushëllime të përzemërta kombit amerikan

Autori: Gazeta inFokus 20:39 | 05 December 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i pikëlluar për ndarjen nga jeta të senatorit amerikan, Bob Dole.

Ai thotë se Dole qe përkrahës i domosdoshëm i lirisë së Kosovës, përcjell Klankosova.tv.

”I pikëlluar thellësisht nga lajmi për ndarjen nga jeta të senatorit Bob Dole. Duke i dërguar ngushëllime të përzemërta familjes Dole dhe kombit amerikan, teksa vajtojmë dhe nderojmë një hero amerikan dhe një përkrahës të domosdoshëm të lirisë së Kosovës. U prehtë në paqe”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera