Lajme

Kryeministri Kurti duhet t’i vizitojë sa më shpejt komunat veriore, thotë Sheholli

Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 23 March 2022

Drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, thotë se kryeministri Albin Kurti, duhet sa më parë të zhvillojë vizita në komunat veriore të vendit.

”I them Kurtit, që urgjent të shkojë nëpër komuna kryesisht veriore të Kosovës, dhe t’i vizitojë ato se janë të Republikës tonë, dhe të bisedojë me qytetarët serbë dhe me shoqëri civile, për shkak se duhet qetësim i situatës sepse ajo situatë mund të agravojë dhe mund të bëhet shumë më e vështirë për menaxhim”, tha Sheholli.

Sheholli tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk i ka punët mirë me vota në Serbi dhe po bënë fushatë edhe me përfaqësues serbë të Kosovës.

-Advertisement-

”E unë e kuptoj këtë çështje sepse këtë e ka për fushatë zgjedhore atje, sepse nuk i ka punët mirë në Serbi. Pra, nuk i ka punët mirë me vota në Serbi. E unë e kuptoj arsyen se do t’ju duheshin edhe këto 30 mijë vota të serbëve të Kosovës”, shtoi ai.

”Veriu është më specifik, është më homogjen sa i përket kësaj, pra 95% serbë jetojnë në atë pjesë”, tha Sheholli për Klan Kosova.

“Përfaqësuesit serbë të Kosovës, në mbledhje, i thonë Vuçiqit se ‘’ne do të shkojmë prej Kosovës’’, kjo është hera e pestë dhe e gjashtë që vepron kështu. Dhe ky del si ai mbrojtësi i tyre dhe ju thotë: ‘’E çka nesër?’’ Kështu ju tha, kinse ‘’unë po ju lus juve’’, bile me një deklaratë më vonë, tha: ‘’Jam çudit, kanë qenë më radikalë, e kanë qenë kështu’’, shpjegoi Sheholli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera