Lajme

Kryeministri indian Modi do të takojë presidentin Trump

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 25 June 2017

Kryeministri indian, Narendra Modi po udhëton në SHBA, për t’u takuar me presidentin amerikan, Donald Trump dhe liderët e Kongresit të SHBA-së.
Gjatë këtyre takimeve synohet lehtësimi i pengesave për tregti dhe investime në tregun indian.

Ligjvënësit republikanë dhe demokratë, me anë të një letre, i kanë kërkuar presidentit Trump të bëjë presion ndaj udhëheqësit indian për hapjen e tregut indian.

“Shumë sektore të ekonomisë indiane mbeten shumë të mbrojtura dhe India vazhdon të jetë një vend i vështirë për kompanitë amerikane në të bërit biznes”, kanë shtuar më tutje ligjvënësit.

-Advertisement-

 “Nëse ka ndonjë gjë që duam nga takimet, është krijimi i frymës së bashkëpunimit “, ka thënë një zyrtar i lartë indian.

Tensionet midis Trump dhe Modi janë ngritur kohët e fundit pasi udhëheqësi indian pati deklaruar se në SHBA “po shtohen qëndrimet proteksioniste”.

Nju Delhi gjithashtu ka shprehur shqetësime lidhur me ndryshimet e propozuara për një lloj të vizave që përdorin mijëra inxhinierë indianë për të punuar në Shtetet e Bashkuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera