Lajme

Kryeministri i Spanjës tregon pse vendosi të marrë pjesë në Samit ku është edhe Kosova

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 06 October 2021

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, për herë të parë ka vendosur që të marrë pjesë në një tryezë ku është i pranishëm edhe përfaqësuesi i Republikës së Kosovës.

Megjithatë për këtë Spanja ka pasur një kusht, duke kërkuar që në Samitin për Ballkanin Perëndimor që po zhvillohet në Slloveni të mos ketë simbole shtetërore.

Lidhur me këtë çështje, Sanchez ka folur sot në Samitin e Bërdos, teksa arsyetoi edhe vendimin e tij për të marrë pjesë në këtë samit ku i pranishëm është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se si shtet duhet të marrë pjesë në çdo organizim e Samit, transmeton lajmi.net.

-Advertisement-

Në raportimin e mediave spanjolle theksohet se Sanchez ka thënë se “Spanja duhet të jetë në të gjitha forumet”.

“Është e rëndësishme të jesh në të gjitha forumet. Spanja duhet të jetë në të gjitha forumet”, shtoi ai.

Spanja vazhdon të jetë një nga shtetet që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, bashkë me Sllovakinë, Qipron, Greqinë dhe shtetin rumun./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera