Kryeministri i Serbisë dha dorëheqje: Çka pritet tash?
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2025/01/1200x675_cmsv2_67be9e72-87e6-5f1f-9111-358d194119bb-9009522-600x360-1.webp)
Autori: Gazeta inFokus
12:31 | 28 January 2025
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, dha dorëheqje nga posti, mes valës së protestave për tragjedinë në Novi Sad.
Duke folur në një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarët në Beograd, ai tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pranauar vendimin e tij.
“Unë besoj se politika që unë përfaqësoj, partia që unë drejtoj, duhet të demonstrojë nivelin më të lartë të përgjegjësisë dhe të futë norma të reja në politikën serbe, duke dëshmuar se është e përgjegjshme”, tha Vuçeviq, njëherësh kryetar i Partisë Përparimtare Serbe në pushtet.
Për më shumë se dy muaj në Serbi, mijëra studentë dhe qytetarë të tjerë kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në qytetin e Novi Sadit, ku, më 1 nëntor të vitit të kaluar, 15 persona humbën jetën nga shembja e strehës në stacionin hekurudhor.
Incidenti ndodhi pasi ky stacion u rinovua dy herë në vitet e fundit nga një konsorcium kompanish, i udhëhequr nga Kina.
Vuçeviq tha se “pas ngjarjeve të mbrëmshme, dorëheqja nga posti i kryeministrit është vendim i parevokueshëm”.
“Unë do ta kryej punën time derisa të zgjidhet Qeveria e re. Kjo qeveri tani është në mandat teknik, në dorëheqje”, tha ai.
Natën mes 27 dhe 28 janarit, disa studentë thanë se u sulmuan gjatë protestave në Novi Sad.
Një studente, A.V., u pranua për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Vojvodinës.
Sipas raportimeve të Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, incidenti ndodhi jashtë ambienteve të Partisë Përparimtare Serbe.
![Pamje nga protestat në Serbi natën mes 27 dhe 28 janarit.](https://gdb.rferl.org/a6776655-57d8-48c2-8e30-73ee622e37b8_w650_r0_s.jpg)
Presidenti i Serbisë, Vuçiq, tha një ditë më herët se të gjitha kërkesat e studentëve janë plotësuar.
Gjatë atij fjalimi, ai kërkoi edhe ristrukturimin e Qeverisë së Serbisë, në krye të së cilës Vuçeviq ishte nga maji i vitit 2024.
Përndryshe, më 30 dhjetor, Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Novi Sad ngriti aktakuzë kundër 13 personave, në lidhje me shembjen e srehës së stacionit.
Në mesin e të pandehurve janë: ish-ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës i Serbisë, Goran Vesiq, dhe ndihmësja e tij, Anita Dimoski, si dhe ish-drejtoresha e Ndërmarrjes Publike “Infrastruktura e Hekurudhave të Serbisë”, Jellena Tanaskoviq.
Dhjetë të pandehur janë në paraburgim, Vesiq është në arrati, ndërsa Tanaskoviq dhe Dimoski janë në arrest shtëpiak.
Prokuroria konfiskoi edhe dokumente nga institucione dhe kompani të shumta, si dhe urdhëroi një ekspertizë për të përcaktuar shkakun e shembjes së strehës së stacionit dhe përgjegjësit.
Çka tha tjetër Vuçeviq?
Pasi që i renditi ato që i cilësoi si suksese të Qeverisë së tij, Vuçeviq tha se ajo që hodhi hije të madhe mbi mandatin e tij, ishte ngjarja në Novi Sad.
“Që nga ai moment, Serbia sikur ka mbetur e ngujuar në atë fatkeqësi”, tha ai dhe paralajmëroi, gjithashtu, se gjatë ditës do të japë dorëheqje edhe kryetari i Novi Sadit, Millan Gjuriq.
“Kryetari i Novi Sadit dhe unë e konsiderojmë veten objektivisht përgjegjës për atë që ka ndodhur në Novi Sad dhe, për këtë arsye, e paguajmë me dëshirë çmimin politik”, tha kryeministri i dorëhequr serb.
Me këtë veprim, sipas tij, plotësohen edhe kërkesat politike të një pjese të demonstruesve më ekstremë.
“Le të çojë kjo në qetësimin e situatës dhe në kthimin e dialogut politik e shoqëror”, shtoi ai.
Atmosfera që është krijuar pas kësaj tragjedie, sipas tij, “nuk i përshtatet askujt”.
Ai, po ashtu, tha se në protesta ka ndërhyrje nga jashtë, por nuk specifikoi se për çka ose kë konkretisht e ka fjalën.
“Në këta tre muaj, kemi dëgjuar akuza të ndryshme ndaj organeve shtetërore, thirrje për rrëzimin e shtetit, kemi dëgjuar shumë deklarata të papërgjegjshme, jo vetëm nga opozita, por edhe nga ne në pushtet”, tha Vuçeviq.
![Pamje nga protestat në Beograd, 24 janar 2025.](https://gdb.rferl.org/8248389d-58fc-4b0f-9e24-01e29d328024_w650_r0_s.jpg)
Çka tash?
Neni 132 i Kushtetutës së Serbisë thotë se kryeministri e paraqet dorëheqjen te kryetari i Kuvendit dhe e njofton njëkohësisht presidentin e Republikës dhe publikun për vendimin e tij.
Kuvendi, në seancën e parë të radhës, konstaton dorëheqjen e kryeministrit.
Mandati i Qeverisë përfundon në ditën e konfirmimit të dorëheqjes së kryeministrit.
Pasi që Kuvendi ta konfirmojë dorëheqjen e kryeministrit, presidenti i Republikës është i detyruar të fillojë procedurën për zgjedhjen e Qeverisë së re.
Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Qeverinë e re brenda 30 ditëve nga data e dorëheqjes së kryeministrit, presidenti i Republikës është i detyruar të shpërndajë Kuvendin dhe të shpallë zgjedhjet e reja. /REL
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/08/Rakinice-Skenderaj.jpg)
Të tjera
-
Bedri Hamza tregon pse asnjë qytetar nuk e ka vështirë të vendosë për #MaMirë më 9 shkurt
Bedri Hamza ua ka thjeshtuar qytetarëve jashtëzakonisht vendimin për të votua...
-
Ndalesa nga Specialja: Kadri Veselit s’i lejohen as përshëndetjet nga fëmijët
Në mesin e 5 emrave të aktakuzës që Apeli mund ta rëndojë edhe më, nuk figuro...
-
Ilir Deda: Njerëzit e pavendosur dhe Prishtina, përcaktues në zgjedhjet e 9 shkurtit
Analisti politik Ilir Deda ka hedhur poshtë rezultatet e disa sondazheve të f...
-
Princ Harry mund të humbasë vizën në SHBA? Sot është mbajtur seanca e re gjyqësore
Një luftë e gjatë ligjore për të zbuluar të dhënat e vizave të Princit Harry ...
-
Bedri Hamza në Fushë Kosovë: Besoni në programin tim, besoni në Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qyt...
-
Mesazh i fuqishëm, djali i Trumpit shpërndan postimin e Grenellit kundër Kurtit
Djali i presidentit amerikan, Donald Trump, Donald Trump Junior, ka shpërndar...
-
Memli Krasniqi: Drenasi – bastioni i pathyeshëm i PDK-së, gati për fitore
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas tubimit madhësh...
-
Mërgim Lushtaku: Nga Drenasi i PDK-së, me plot energji e vendosmëri drejt fitores në zgjedhjet e 9 shkurtit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, është shprehur i ...
-
Rubio: Trump propozoi zhvendosje të përkohshme të palestinezëve për rindërtim të Gazës
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dëshiron që palestinezët të largohen nga ...
-
Doktori tregon arsyet pse një fëmijë lind me probleme në zemër
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Arlind B...
-
Tahiri nga Suheraka: Të rinjve u garantojmë program me përkrahje financiare, 137 është adresa e tyre
Kandidati i AAK-së për deputet të Kuvendit, Besnik Tahiri, tha se takimi me t...
-
A është e paligjshme të vozitësh në Zvicër kur je i sëmurë?
Nëse kolliteni, keni dhimbje koke, keni temperaturë ose në përgjithësi nuk nd...