Lajme

Kryeministri i Holandës dhe ai i Luksemburgut sot vizitojnë Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 07:35 | 04 July 2023

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, si dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel, sot vizitojnë Kosovën.

Zyra e kryeministrit ka njoftuar se e kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, sot e pret në Prishtinë kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe atë të Luksenburgut, Xavier Bettel.

Kryeministri Kurti ata do t’i presë në aeroport, në ora 07:55, dy kryeministrat e shteteve evropiane nisin serinë e takimeve në Kosovë.

-Advertisement-

“Në ora 09:20 mbahet takimi i kryeministrit Kurti me kryeministrin Rutte dhe kryeministrin Bettel, kurse në ora 10:05 do të ketë një konferencë për media”, njofton zyra e kryeministrit.

Kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, si dhe atë të Luksemburgut, Xavier Bettel, do t’i takojë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Në orën 08:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, si dhe kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, thuhet në njoftimin e Zyrës së presidencës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera