Lajme

Kryeministri Haradinaj priti shefin e Njësisë për Kosovën në KE, David Cullen

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 18 October 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot në takim Shefin e Njësisë D3 për Kosovën, pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të Komisionit Evropian, David Cullen, me të cilin diskutuan për avancimin e perspektivës evropiane për Kosovën.

Kryeministri Haradinaj e njoftoi z. Cullen për masat që i ka ndërmarrë kabineti i tij qeveritar për të dinamizuar implementimin e MSA-së dhe ERA-s, për reformat në sundimin e rendit dhe ligjit, si dhe në përmirësimin e kushteve të klimës së biznesit në Kosovë.

Nga ana e tij, z. Cullen e falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen, dhe ia përcolli falënderimet nga Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson, në përkushtimin e shtuar të Qeverisë së Kosovës për agjendën evropiane. Z.Cullen poashtu shprehu gatishmërinë e Komisionit Evropian për mbështetje buxhetore sektoriale, kryesisht në fushat e administratës publike dhe energjisë.

-Advertisement-

Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Administratës Publike, z.Mahir Yagcillar, i cili u zotua në drejtim të angazhimit politik për mbështetjen buxhetore sektoriale në Reformën e Administratës Publike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera