Lajme

Kryeministri Haradinaj priti në takim ingjinierin e naftës, afaristin dhe humanistin amerikan Mares (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 14 October 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim inxhinierin e naftës, afaristin dhe humanistin amerikan, Benito Mares, me bashkëpunëtorë, të cilët e uruan atë për zgjedhjen në krye të Qeverisë së vendit.

Kryeministri Haradinaj, e njoftoi afaristin nga Kolorado e SHBA-së Mares për ineteresimin e Kosovës për të qenë pjesë e Tubacionit Trans Adriatik (TAP), si degë e korridorit të gazit jugor nga Azerbajxhani përmes Turqisë deri në Shqipëri.
Kryeministri Haradinaj ka vlerësuar lartë punën humanitare të afaristit Mares në Kosovë, i cili ka bashkëfinancuar fazën e dytë të kompleksit përkujtimor për UÇK-në në Marinë, por edhe i disa veprimtarive tjera të sfondit humanitar.

Naftëtari Mares tha se ka marrë iniciativën që të bëhet studimi i fizibilitetit të TAP që Kosovës nuk i kushton para, por vetëm mbështetje administrative nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera