Lajme

Kryeministri Haradinaj pret në takim takim përfaqësuesit e Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 30 January 2019

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës, me të cilët kanë biseduar për zhvillimet e fundit, veçanërisht rreth projektligjit për Pagat për sektorin publik, përcjell inFokus.

Me këtë rast kryeministri Haradinaj pasi i dëgjoi kërkesat e tyre, tha se së bashku me kabinetin qeveritar dhe personat kompetent në këtë fushë, janë angazhuar që maksimalisht t’iu përgjigjen kërkesave të tyre.

-Advertisement-

“Në këtë aspekt kemi vendosur që të trajtohen çështjet që lidhen me stazhin e punës të viteve të ‘90-ta duke krijuar një komision qeveritar që do të trajtojë këtë temë. Po ashtu do të diskutohet për kushtet e punës në shërbim civil, aspekti i inspektorateve dhe avancimin e shërbyesve civil të komunës së Prishtinës sipas Ligjit për Kryeqytetin”, tha kryeministri gjatë këtij takimi.

Ndër tjerash, kryeministri Haradinaj është shprehur i kënaqur që ngritja prej 0.20 %, që është e barabartë me sektorët tjerë u kuptua si një përkushtim i Qeverisë për të përmirësuar sado pak gjendjen e shërbyesve civilë dhe se vazhdimi i dialogut institucional ndërmjet Sindikatës dhe Qeverisë do të jetë përkushtimi i tij personal.

“Administrata e shtetit e përfaqësuar nga shërbimi civil është motori i shtetit tonë dhe se trajtimi i tyre do të jetë i kujdesshëm përmes një dialogu të vazhdueshëm”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeminstri Haradinaj dhe përfaqësuesit e Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës u dakorduan që të fillojnë dialogun institucional të drejtpërdrejt në mes të Qeverisë dhe Sindikatave të Shërbimit Civil.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës falënderuan kryeministrin për pritjen e sotme dhe t’i dëgjojë nga afër shqetësimet e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera