Kryeministri Haradinaj me kabinetin më të madh qeveritar ndonjëherë
Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 28 November 2018
28 këshilltarë ka afër vetes kryeministri Ramush Haradinaj, i cili udhëheq me kabinetin më të madh qeveritar ndonjëherë, raporton KTV .
Kryeministri ka 12 këshilltarë politikë, 5 këshilltarë për komunitete dhe 11 këshilltarë të jashtëm politikë.
“17 këshilltarët politikë të kryeministrit Ramush Haradinaj, të cilët paguhen me para të taksapaguesve kosovarë, marrin pagë mujore rreth 23 mijë euro, ndërsa pagë vjetore mbi 270 mijë euro”.
Njëmbëdhjetë këshilltarët e jashtëm, sipas përgjigjes me shkrim të Zyrës së Kryeministrit, nuk paguhen nga buxheti i shtetit.
Shefi i Kabinetit të Kryeministrit, i cili njëkohësisht është edhe këshilltar politik, merr pagë mujore 1,670 euro.
Por, Zyra e Kryeministrit ka edhe të punësuar të tjerë.
“10 punonjës – staf administrativ dhe mbështetës (vozitës, asistentë, protokoll, administratë). Kjo sa i përket pjesës politike, do të thotë të emëruar. Këtu nuk janë përfshirë këshilltarët dhe stafi mbështetës nga zyrat e zëvendëskryeministrave dhe as stafi civil, të cilët janë shërbyes civilë”.
Qeveria thotë se zyrtarisht i ka 79 zëvendësministra.
Për vetëm një vit, 79 zëvendësministrat vetëm për paga i kushtojnë buxhetit të shtetit më shumë se 1 milion e 90 mijë euro.
Me vendimin e shumë-kontestuar për rritje të pagave 100 për qind, kryeministri Haradinaj ia arriti pagën vetes në 2950 euro.
Për një vit kryeministri merr pagë 35 mijë e 400 euro.
Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj ka në përbërje edhe 5 zëvendëskryeministra që marrin pagë secili nga 2500 euro.
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...