Lajme

Kryeministri Haradinaj anulon vizitën në Vlorë

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 28 November 2017

Kabineti qeveritar i Kosovës nuk do të marrë pjesë në aktivitetet që ishte paraparë të mbahen në Vlorë, me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Arsyeja e anulimit është mos pjesëmarrja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj pasi që ai është kthyer në Kosovë sepse sot do të takohet me një zyrtare të lartë të shtetit amerikan, saktësisht me zëvendës-ndihmës sekretaren amerikane të Mbrojtjes, Laura Cooper.

Në aktivitetet e Vlorës do të marr pjesë vetëm presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ndërsa atij në Tiranë do t’i organizohet një pritje shtetërore nga presidenti Ilir Meta.

-Advertisement-

Ndryshe, dje në Korçë është mbajtur mbledhja e dy Qeverive ku janë nënshkruar 13 marrëveshje me interes për të dy shtetet, ndërsa është vendosur që mbledhja e ardhshme të mbahet në qytetin e Pejës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera