Lajme

Kryeministri Avdullah Hoti, shtroi “Darkën e Lamës”

Autori: Gazeta inFokus 21:26 | 22 October 2020

Kryeministri Avdullah Hoti, sonte ka sjtruar “Darkën e Lamës”, darkë kjo tradicionale që fillimisht u iniciua nga ish presidenti Rugova, shkruan Gazeta inFokus.

Mirëpo kësaj radhe kjo darkë është bërë në rrethana pandemie dhe ka pasuar numër të limituar të të ftuarish.

Komunikata e plotë nga kryeministria:

-Advertisement-

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, shtroi sonte “Darkën e Lamës”, ku të pranishëm ishin krerët e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Marrë parasysh rrethanat e krijuara nga pandemia COVID-19, dhe në harmoni me respektimin e masave të përcaktuara nga organet kompetente shëndetësore, numri i të ftuarve dhe i pjesëmarrësve ishte tejet i kufizuar.

Festa e Darkës së Lamës është shumë e vjetër, ndërsa autorët antikë e kanë shënuar që nga shekulli V para Krishtit. Në vitin 2002, Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova e pati shpallur Festën e Ditës së Falënderimit – Darkën e Lamës festë tradicionale shtetërore të Republikës së Kosovës”, shkruan komunikata e lëshuar nga zyra e kryeministrit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera