Kryeministër ndale luksin!
Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 31 October 2017
Shkruan: Enis Veliu
Një big-tender prej më shumë se 7 milionë eurosh për marrje me qira të 358 automjeteve për nevoja të institucioneve të Kosovës ka filluar pak para zgjedhjeve lokale në vend dhe ka përfunduar bashkë me to.
E një tjetër i natyrës së njëjtë prej rreth 3 milionë eurosh është në proces dhe do të shpallet në ditët në vijim.
Po ashtu, një tender prej më shumë se 5 milionë eurosh për blerje të veturave të reja gjithashtu është në proces të përgatitjes nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP), institucion ky i cili zhvillon prokurime të centralizuara në emër të të gjitha institucioneve që marrin para nga buxheti i shtetit.
Janë hiç më pak se 15 milionë euro, mjete të taksapaguesve kosovarë, që do të shpenzohen gjatë 66 muajve në vijim për të blerë vetura të reja, por edhe për të bërë pagesën e qirave të veturave të reja, të cilat i kanë kërkuar institucionet e shtetit duke u nisur nga Presidenca, ministritë, komunat, por edhe nga agjencitë e pavarura.
Shuma të mëdha të buxhetit të shtetit edhe më tutje vazhdojnë të shpenzohen për luks në Republikën ku qeveritarët po bëjnë jetë evropiane e në anën tjetër qytetarët përballen me probleme të shumta sikurse në shtetet e pazhvilluara afrikane.
Është e turpshme që të shpenzohet një shumë aq e madhe e parave për vetura të luksit, derisa në anën tjetër çdo ditë e më shumë po rritet numri i qytetarëve që po vdesin në pamundësi të kushteve financiare për t’u trajtuar jashtë shtetit.
Është e pashpjegueshme se si gjenden shuma aq të mëdha parash për të blerë vetura luksoze e në anën tjetër nuk gjenden para për ta rritur fondin për trajtim jashtë shtetit apo edhe për rritje të buxhetit për blerje të barnave të listës esenciale.
Në mungesë të mjeteve shëndetësia është para kolapsit, pasi që nëpër institucionet publike shëndetësore mungojnë edhe gjërat elementare për trajtimin e pacientëve.
Aty mungon edhe pambuku, alkooli, paracetamolin mund ta gjesh në ndonjërën nga to, e antibiotikët tashmë janë luks.
Shumë është folur për reformimin e shëndetësisë, por gjithmonë kanë munguar iniciativat, por edhe mjetet. Kjo garniturë politike që është duke qeverisur me vendin ua ka humbur shpresat shumë qytetarëve që jetojnë me paga e të cilët gjithnjë e më shumë po varfërohen e ata që jetojnë me ndihma sociale më nuk kanë shpresë.
Të zhgënjyer me shokët e tyre politikanë janë edhe shumë veteranë dhe invalidë të vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët me muaj të tërë nuk po arrijnë t’i marrin pensionet e tyre meritore, për shkak se politikanët e korruptuar kanë trefishuar listat e veteranëve.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë kohës sa ishte në opozitë në vazhdimësi kishte pasur kritika për abuzimet që në atë kohë po bëheshin me para të shtetit.
Madje edhe partia e tij kishte shumë kritika për përdorim të veturave edhe gjatë vikendit. Por tash kur ka ardhur vetë në krye të ekzekutivit, ai nuk po flet asgjë për këtë problem.
Kryeministri Haradinaj është ai që duhet ta çojë zërin dhe t’i ndalë këta abuzues që po keqpërdorin paratë e shtetit.
T’i ndalë këta zyrtarë që po blejnë vetura të reja e të cilat i shfrytëzojnë gjatë dhe pas punës, pasi që shumica prej tyre në pronësi të tyre nuk ka vetura të tilla.
Të tjera
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...