Lajme

Kryemadhi: Kemi një qeveri me ministra të PS, PD dhe LSI, nuk dimë ça është

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 15 August 2017

Para të rinjve në kampin e Jalit, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se vendi ynë është në një udhëkryq, pasi sipas saj ende nuk janë të qarta gjërat.

Kemi një qeveri që nuk e dimë se ça është sepse ka ministra te PD, ka ministra te PS dhe ministra te LSI. Kemi nje parlament qe do te mblidhet pas disa javësh… pra kemi një situate ku nuk kemi një objektiv, nuk kemi nje qellim”, – tha kryetarja e LSI-së.

Duke folur për LRI-në, Kryemadhi u kërkoi atyre që të jenë aktiv, pasi Shqipëria ka nevojë për ta, e sidomos për një forcë që kujdeset për të varfërit. Ajo u shpreh se LSI nuk ka frikë nga gabimet që ka bërë në qeveri dhe as të kërkojë falje.

-Advertisement-

Ne nuk kemi frikë nga gabimet që kemi bërë kur ishim në qeveri. Ne nuk kemi kompleksin të kërkojmë falje. Të rrëzohesh do të thotë të ringrihesh. Ne sot në pozicionin si opozitë nuk i përsërisim më gabimet, por marrim përsipër të bëjmë luftë frontale kundër padrejtësive”, – u shpreh kryetarja e LSI-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera