Kryediplomatja gjermane: Pas sulmit terrorist në veri, Serbia provokoi edhe më shumë me vendosjen e ushtarëve në kufi me Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 06 October 2023
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka thënë se vendosja e trupave serbe përreth kufirit me Kosovën, është e provokim nga pala serbe.
“Provokimet e palës serbe përmes rritje së trupave në kufi me Kosovën e kanë nxehur situatën edhe më tej për këtë biseduam gjatë këtij takimi, ndodhi pas një sulmi tinëzar të një bande terroriste ndaj policisë Kosovës”.
“Presim nga Serbia të çojë para hetimet dhe të kontribuojë në sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Situata është aq e tensionuar sa NATO ka rritur praninë e KFOR dhe ne bëjmë të qartë se qëndrojmë vigjilentë dhe do kontribuojmë në afatgjatë për stabilitet”.
“Çelësi i zgjidhjes së konfliktit është në Beograd dhe Prishtinë, nuk ka asnjë alternativë tjetër veçse Serbia dhe Kosova të angazhohen në mënyrë të vendosur për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit”, tha ministrja e Jashtme gjermane.
Në konferencën e përbashkët në samitin e Tiranës ku po marrin pjesë ministrat e jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit, ajo tha se Serbia tashmë ka nisur tërheqjen e këtyre trupave dhe kjo ka ardhur si pasojë e diskutimeve.
“Konferenca të këtilla i shërbejnë qëllimit që të mund të bisedojmë, sidomos për tema delikate. E kam thënë publikisht dhe e kam nënvizuar se në rrugën drejt familjes evropiane, nuk ka alternativë tjetër përpos që njerëzit të jetojnë në paqe, të mos lejojnë të kaluarën të ndikojë, dhe që para së gjithash të mos lejohet që fqinjët të dërgojnë ushtarë në kufijtë e fqinjëve. Këtë e kemi bërë të qartë edhe si BE. Por, trupat serbe janë reduktuar tashmë. Kjo nuk është rruga e duhur për bashkëjetesë”, deklaroi mes tjerash kryediplomatja gjermane, raporton Klankosova.tv.
“E kam cekur edhe në bisedat tjera se ne shqetësohemi se kemi parë në të kaluarën që, nëse në vend të parë është dialogu dhe jo përshkallëzimi, atëherë mbërrijmë hapa të mirë përpara. Për ne të gjithë është një shqetësim i përbashkët nëse do të mbërrihet në tensione tjera mes Kosovës e Serbisë, për ne është shumë e rëndësishme që mund të mbërrijmë te depërshkallëzimi i situatës”.
Ajo tha se si pasojë e zhvillimeve të fundit në vend, NATO ka vendosur të rrisë angazhimin në KFOR, ndërsa theksoi se vitin e ardhshëm edhe Gjermania do të dërgojë më shumë trupa në KFOR për të dhënë kontribut.
“Dua të them se rruga e suksesshme për deeskalim është rruga e bashkëpunimit, ne duam që të gjejmë këtu një bashkëpunim tredimensional – e para me palën kosovare, Policia kosovare ka një përgjegjësi të konsiderueshme për këtë, pastaj me EULEX-in dhe me KFOR-in. Mendoj se vendimi i NATO-s është shumë i rëndësishëm për sa i përket sigurisë në Kosovës, dhe KFOR-i i plotëson vazhdimisht këto përpjekje”, potencoi ministrja e Jashtme gjermane në këtë konferencë. /
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...