Lajme

Krujë, asgjësohen 209 bimë kanabis, në kërkim autorët

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 01 August 2017

Ditën e djeshme janë asgjësuar 209 bimë narkotike kanabis në Krujë. Gjatë një kontrolli të ushtruar nga Policia e Krujës në kuadër të masave të marra për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ditën e djeshme në fshatin Mafsheq u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 209 bimë kanabis.

Policia bën me dije se vijon puna për zbulimin e autorëve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë i policisë:

Vijon zbatimi i planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Asgjesohen 209 bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit ditën e djeshme kanë goditur një tjetër rast.

Në datë 31.07.2017, në bazë të informacioneve të disponuara nga strukturat policore gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Mafsheq, Bashkia Krujë u gjetën dhe asgjesuan me anë të djegies 209 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Vijon puna për zbulimin e autorëve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për
veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera