Lajme

KRU ”Prishtina”: Kemi përmbushur kriteret e qasshmërisë për personat me aftësi të kufizuara

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 18 May 2023

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sot është mbajtur konferenca “Dita Ndërkombëtare e Qasshmërisë” dhe se KRU “Prishtina” është ndër institucionet e para publike që ka përmbushë kriteret e qasshmërisë për personat me aftësi të kufizuara.

Sipas njoftimit, nga 66 institucione publike e private, vetëm 5 prej tyre përmbushën standardet ndërkombëtare, përcjell Klankosova.tv.

“Gjatë ditës së sotme u mbajt Konferenca e organizuar nga SHPIK për “ Ditën Ndërkombëtare të Qasshmërisë”. Konferenca u fokusua në prezantimin e barometrit të qasshmërisë, i cili për herë të parë në vendin tonë e bëri vlerësimin e faqeve të internetit të institucioneve publike lidhur me përmbushjen e standardeve ndërkombëtare, si p.sh. Web Accessibility Directive (2016/2102/EU), European Accessibility Act (EAA) dhe United Nations Convention on the Rights of Persons ëith Disabilities (UNCRPD)”, thuhet në njoftimin e KRU-së.

-Advertisement-

Tutje, KRU tha se përmbushja e këtyre standardeve është esenciale për personat me aftësi të kufizuara, e në veçanti të personave të verbër.

“Përmbushja e këtyre standardeve është esenciale për personat me aftësi të kufizuara, e në veçanti të personave të verbër. Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”  është ndër institucionet e para që ka përmbushur kriteret e qasshmërisë për personat me aftësi të kufizuara andaj, me kënaqësi morëm pjesë duke e ndarë këtë sukses së bashku me të tjerët”, thuhet tutje në njoftimin e KRU-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera