Lajme

KRU “Prishtina”: Autoboti për shpërndarje të ujit të pijes është vendosur në Graçanicë

Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 20 October 2023

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka vendosur një autobot më ujë në Graçanicë, që nga ora 9:00 e mëngjesit të enjten, për të shpërndarë ujë të pijes. “Ju njoftojmë se auto boti është i stacionuar në Graçanicë që nga ora 09:00”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtinës”.

Ata njoftojnë se gjatë ditës do të vendosen autobote edhe për zonat e tjera.

Kjo pasi që të enjten është njoftuar se në kontrollet e cilësisë së ujit që vjen nga liqeni i Badovcit ka rritje të Manganit.

-Advertisement-

KRU “Prishtina”, ashtu si Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik në Kosovës, kanë deklaruar se uji nuk rekomandohet për pije as gatim deri në një njoftim tjetër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera