Sport

Kroos shpërthen gjatë intervistës së drejtpërdrejtë pas ndeshjes, pasi iu bënë dy ‘pyetje’ banale

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 29 May 2022

Toni Kroos u largua me shpejtësi nga një intervistë pas finales së Ligës së Kampionëve, pasi ylli i Real Madridit sulmoi një gazetar pas “dy pyetjeve” të tij jo adekuate pas triumfit në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi fitoi Ligën e Kampionëve për herë të 14-të në historinë e tyre pasi mundi Liverpoolin 1-0 në Stade de France të shtunën mbrëma.

Një gol i minutës së 59-të nga Vinicius Junior rezultoi të ishte diferenca midis dy ekipeve për t’i dhuruar Real Madridit trofeun e shumëpritur.

-Advertisement-

Por, festimet e Los Blancos u përkeqësuan pak për Kroos pasi ai u ballafaqua në një shkëmbim të vështirë fjalësh me një reporter.

Gazetari në fjalë nga mediumi ZDF e pyeti Kroos nëse ishte i befasuar për dominimin e Liverpoolit në këtë ngjarje, pasi ata regjistruan 24 goditje në portë ndaj nëntë të Real Madridit.

Duket qartë se gjermani po acarohej dhe e humbi durimin ndërsa gazetari vazhdoi me të njëjtën linjë pyetjesh, shkruan Telegrafi.

“Kishit 90 minuta për të menduar për pyetje të arsyeshme, sinqerisht. Tani më bëni dy pyetje të tilla m***”.

“Dy pyetje negative, mund të thuash menjëherë se je gjerman”, tha Kroos pas ndeshjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera