Lajme

Kroacia në vitin 2023 mund ta miratojë euron si valutë zyrtare

Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 01 June 2022

Në janar të vitit 2023, Kroaica mund ta miratojë euron si valutën e saj zyrtare.

Fillimisht masa duhet të miratohet nga Eurogrupi si dhe Këshilli i Bashkimit Evropian, raporton Euronews.

Nëse Kroacia në janar e aplikon euron, atëherë shteti ballkanik do ta festonte 10 vjetorin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian me valutën zyrtare të unionit.

-Advertisement-

Ekonomia kroate viteve të fundit ka arritur që ta mirëmbajë inflacionin në shifra të ulëta.

Ndërkaq, deficiti buxhetor nuk e kalon 3 për qind të GDP-së së përgjithshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera