Lajme

Kroacia i bashkohet Kosovës, Shqipërisë dhe Turqisë, bojkoton pjesëmarrjen në Nobel

Autori: Gazeta inFokus 20:21 | 09 December 2019

Kroacia i bashkohet Kosovës, Shqipërisë dhe Turqisë, bojkoton pjesëmarrjen në Nobel

Ambasadori i Kroacisë në Stockholm, Sinisa Grgic , ka njoftuar se ka anuluar pjesëmarrjen në ceremoninë zyrtare të ndarjes së çmimit Nobel për Letërsi, për shkak të shkrimtarit austriak, Peter Handke.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë përmes një shkrimi në llogarinë Twitter njoftoj për mospjesëmarrjen e Ambasadorit kroat në ceremoninë e çmimit Nobel, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“MVEP vendosi për mospjesëmarrjen e Ambasadorit Kroat në Mbretërinë e Suedisë në ceremoninë e çmimit Nobel Stokholm për dhënien e një personi të angazhuar politikisht për të mbështetur politikën e Madhe Serbe të Sllobodan Millosheviç në vitet 1990”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera