Sport

Kroacia fiton dramën e penalltive ndaj Rusisë, kalon në gjysmëfinale të Botërorit

Autori: Gazeta inFokus 22:50 | 07 July 2018

Ka përfunduar super takimi ndërmjet kombëtares së Kroacisë dhe asaj të Rusisë në kuadër të çerekfinales në kampionatin Botëror Rusia 2018, shkruan GazetaFokus.

LEXO EDHE: Edhe një tjetër gol në takimin, Rusi-Kroaci

Kroacia është kualifikuar në gjysmëfinale pasi ka mposhtur Rusinë pas ekzekutimit të penalltive, dhe tani në gjysëmfinale do të përballet me Anglinë.

-Advertisement-

Rusët e filluan mirë këtë përballje pasi kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Denis Cheryshev në minutën e 31, por pas vetëm 8-të minutave Kroacia u kundër përgjigj me golin e shënuar nga Andrej Kramaric.

FOTO: Goditja e Denis Cheryshev e cila solli golin e epërsisë për Rusinë.

FOTO: Goli i Andrej Kramaric për rezultatin 1:1

Takimi i zhvilluar në stadiumin ‘Fisht Olympic Stadium’ (Sochi), pas 90-të minutave lojë u mbyll me rezultatin 1:1, dhe ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Edhe vazhdimet dy herë nga 15-të minuta nuk sollën fituesin pasi rezultati ishte prap i barabart por kësaj radhe 2:2,, dhe kjo super përballje u përcaktua pas ekzekutimit të penaltive, ku skuadra e Kroacisë shënoi fitore me rezultatin 4:3.

FOTO: Festa pas golit të epërsisë Domagoj Vida

FOTO: Festa pas golit të barazimit nga Mario Fernandes 

Kombëtarja e Kroacisë do të përballet në gjysmëfinale me kombëtaren e Anglisë e cila ka eliminuar në çerekfinale Suedinë me rezultatin 2:0. /GazetaFokus

https://www.youtube.com/watch?v=-jexkmrwZQ0

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera