Sport

Kroacia, Daliç kthen në shtëpi sulmuesin e Milanit

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 18 June 2018

Nikola Kaliniç i jep lamtumirën Botërorit përpara kohe. Do të jetë pikërisht trajneri kroat, i mirënjohuri Zlatko Daliç i cili ka drejtuar edhe Dinamon në Shqipëri, ai që do të njoftojë pasditen e kësaj të hëne përjashtimin për motive disiplinore të sulmuesit të Milanit.

Zhvillimet e fundit vijnë si pasojë e refuzimit të sulmuesit për të hyrë në fushën e lojës në fundin e ndeshjes mes Kroacisë dhe Nigerisë, të fituar minimalisht prej kroatëve 1-0.

Konferenca për shtyp është parashikuar të mbahet në orën 16:15, aty ku Daliç pritet të konfirmojë se do ta vijojë Botërorin jo më me 23 futbollistë, por me një më pak.

-Advertisement-

Sipas asaj që raportohet nga media kroate, trajneri donte ta aktivizonte Kaliniçin në 5 minutat e fundit të ndeshjes me Nigerinë, por sulmuesi i Milanit kishte refuzuar, duke u justifikuar me një problem në shpinë, gjë që nuk e ka bindur aspak trajnerin e Kroacisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera