Lajme

Kriza energjetike, Kosova në negociata me Maqedoninë, Greqinë dhe Bullgarinë për blerje të rrymës

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 20 September 2022

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se janë në negociata për të blerë dhe këmbyer rrymë.

Rizvanolli theksoi se me Maqedoninë e Veriut, Greqinë dhe Bullgarinë janë në negociata.

“Me Republikën e Maqedonisë së Veriut, Greqinë, Bullgarinë, jemi duke vazhduar negociatat për të parë mundësitë qoftë për këmbim qoftë për blerje, aktualisht nuk kemi marrëveshje”, tha Rizvanolli gjatë konferencës për media.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera