Lajme

Kritikohet komisioni ekzekutiv për shëndetësi i formuar nga Kurti

Autori: Gazeta inFokus 23:48 | 24 September 2022

Erdhi nga Amerika me shumë bujë, e me shpresa të mëdha për shëndetësine e Kosovës.

Por, vetëm pak ditë më herët, ministri i Shendetesise Rifat Latifi tha se për t’u bërë mirë në Kosovë, duhet të paktën edhe 10 vite.

E kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës Plaurat Sejdiu, megjithatë pret qe zhvillimet e mira të jenë më të shpejta.

-Advertisement-

Në anën tjetër, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu është më skeptik. Ai madje thotë se krijimi i Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi së fundi, i formuar dhe drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, është përpjekje për të mbuluar dështimin.

Ndërkohë, Besim Kodra nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve, thotë se po shfrytëzohet shansi i fundit për t’u përmirësuar gjendja në sektorin e shëndetësisë.

Kodra gjithashtu shtoi se një ministër nuk mund t’i zgjidh sfidat në shëndetësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Bileta të lira nga Prishtina drejt Stockholm me PrishtinaTicket!
-Advertisement-

Të tjera