Lajme

Kritikat se nuk po merret me shëndetësinë, Latifi: Kemi vizion të qartë si do të duket sistemi shëndetësor pas 5-10 vjetëve

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 23 September 2022

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi deklaroi sot se nevojiten vite në mënyrë që mjekësia e Kosovës të jetë në nivelin e duhur, e që të arrijë standardet e Evropës.

Në një konferencë për media pas takimit që pati me euro-deputetin Lukas Mandl, Latifi tha se sistemi i kujdesit shëndetësor ka nevojë për një partneritet solid me institucionet evropiane.

Ai tha se tashmë kanë vizion të qartë sesi do të duket sistemi shëndetësor pas 5-10 vjetët e ardhshme.

-Advertisement-

“Qeveria e Republikës së Kosovës është ofruesi kryesor i shërbimeve shëndetësore në vend… Përderisa ka pasur njëfarë progresi për 23 vjet, që nga përfundimi i luftës ende ka nevoja të mëdha të kujdesit shëndetësor të paplotësuar.

Pabarazia në shëndetësi, infrastruktura spitalore, mungesa e avancimit teknik, ekspertizës klinike dhe disa çështje legjislative janë disa prej nevojave. Si pasojë e këtyre faktorëve, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve tanë po kërkojnë kujdes shëndetësor jashtë vendit… Ne kemi bërë analizë, kemi krijuar strategji afatmesme dhe afatgjatë të bazuara në dëshmi dhe nevojat klinike të Republikës së Kosovës që adreson të gjitha këto çështje. Ne kemi vizion të qartë se si do të duket sistemi shëndetësor pas 5-10 vjetët të ardhshme”, ka thënë Latifi.

Ai tha se kanë filluar me sinjalizimin e qendrës për hulumtime shkencore.

“Për të ndërtuar shëndetësinë ne duhet të kemi planet tona… Ne nuk e kemi këtë, nuk e kemi në realitet as Ligjin për komunikim shkencor, prandaj ne kemi filluar me sinjalizimin për Qendrën për hulumtime shkencore në të cilën do të ketë edhe shumë trajnime të tjera siç është laparoskopike e cila është një nga ato qendrat të cilat po i përmendi. Ne nuk kemi vend ku t’i trajnojmë mjekët tanë, infermierët tanë, studentët e fakultetit të mjekësisë të specializojnë në laparoskopi”, tha ai, raporton kp.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera