Kritikat, linçimet, kërcënimet e sulmet ndaj mediave, DASH-i godet Qeverinë Kurti për kufizimin e lirisë së shprehjes
Autori: Gazeta inFokus 23:52 | 12 April 2022
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo tashmë kanë bërë mbi një vit në pushtet.
Por, Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, shpesh është treguar neglizhuese e linçuese ndaj mediave apo figurave që kanë kritikuar veprimet e qeverisë, shkruan lajmi.net.
Kjo nuk ka kaluar pa u vrenjtur edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit – DASH, i cili sot ka publikuar raportin për të Drejtat e Njeriut në Botë në vitin 2021, ku ka përfshirë edhe Kosovën.
Në këtë raport, DASH-i ka përmendur disa nga çështjet e rëndësishme të këtyre të drejtave, e ku përfshihen edhe kufizimet serioze në lirinë e shprehjes dhe medias, duke përfshirë dhunën ose kërcënimet për dhunë ndaj gazetarëve.
Raporti thekson se ndonëse qeveria në përgjithësi e respektoi të drejtën e shprehjes, raportet e besueshme thonë se disa zyrtarë publikë, politikanë, biznese dhe grupe fetare u përpoqën të frikësonin përfaqësuesit e medias.
“Gazetarët hasën në vështirësi në marrjen e informacionit nga qeveria dhe institucionet publike, pavarësisht nga Ligjet që ofrojnë qasje në dokumente publike”, thuhet ndër të tjerash në raport.
Mediat e pavarura, thuhet më tej, ishin aktive dhe shprehën një shumëllojshmëri pikëpamjesh, përgjithësisht pa kufizime. Megjithatë, pati raportime se zyrtarë qeveritarë, disa parti politike, biznese të lidhura me qeverinë, grupe fetare dhe individë të pakënaqur u bënin trysni pronarëve të mediave, redaktorëve dhe gazetarëve që të mos publikonin rrëfime ose materiale të caktuara. Disa gazetarë u përmbajtën nga raportimi kritik investigativ për shkak të frikës për sigurinë e tyre fizike ose vendin e punës.
Në raportin e DASH-it janë përmendur edhe rastet e dhunës ndaj gazetarëve, ku deri në dhjetor të vitit 2021 theksohet se nga Asosacioni i Gazetarëve të Kosovës janë raportuar 26 raste kur zyrtarët qeveritarë, njerëz të biznesit apo përfaqësues të grupeve të komunitetit ose grupeve fetare, shkelën lirinë e shtypit duke sulmuar fizikisht ose kërcënuar verbalisht gazetarët.
Raporti vë re se disa gazetarët u ankuan se pronarët dhe menaxherët e medias i penguan ata të botonin ose transmetonin materiale kritike ndaj qeverisë, partive politike ose zyrtarëve të veçantë.
Kujtojmë se që nga marrja e pushtetit, Qeveria Kurti dhe përfaqësuesit e saj janë kritikuar në shumë raste për qasje linçuese ndaj gazetarëve apo medias në përgjithësi.
Edhe kryeministri Kurti ka qenë cak i kritikave për paraqitjen e tij të rrallë në mediat vendore, duke u intervistuar më shpesh nga mediat e huaja.
Rasti i reagimit të ambasadorit në detyrë në Shkup, Prindon Sadriut, i cili njëherësh është bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, kishte nxitur gjithashtu reagime të shumta në vend.
Përmes një postimi në Facebook, Sadriu i kishte quajtur mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, deklaratë kjo për të cilën më vonë tha se kishte reaguar në “rolin e bashkëshortit” dhe jo të “ambasadorit”.
Të tjera
-
Krasniqi: Së bashku për një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe plotë shpresë
Deputetja dhe kandidatja e tashmë për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosov...
-
Bedri Hamza: Investimet në energjinë e ripërtërishme më nuk do të zvarriten, procedurat do të kryhen në një sportel
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video ku fle...
-
Nura priti në takim deputeten Musliu: Përvoja e saj profesionale dhe përfaqësimi i dëshmuar i zërit qytetar, janë vlera të dallueshme për të
Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, sot ka pritur në takim deputete...
-
Dervishaj: Kështu i ka hije, duhet me u mbledhë bashkë e me diskutu kur është në pytje Kosova
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shah...
-
“Superligë e korrupsionit” – Arton Demhasaj i AAK-së me kritika të ashpra për qeverinë Kurti
“Superligë e korrupsionit”. Këtë cilësim ia ka bërë Arton Demhasaj punës katë...
-
E ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA’së takon Osmanin në prag të vizitës së zyrtarit amerikan
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të Ngar...
-
Haradinaj takon strukturat e Aleancës së Gruas në Gjilan: Kosova Fiton kur gratë fuqizohen
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Maqedoni e Veriut: Me ligjin e ri, tekstet shkollore falas në 5 gjuhë
Ligji i ri për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm në Maqedoninë...
-
Parashikimi i motit, nga fundjava dimër i vërtetë
Të premten fillimisht mbetet mot i butë, me vransira e intervale me diell, ku...
-
Shtetet e Bashkuara i japin 500 milionë dollarë ndihmë Ukrainës
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin mblodhi sot homologët e tij botër...
-
Ndahen mbi 1.7 milionë euro për uniformat e bendit muzikor të FSK-së
Ndahen Mbi 1.7 Milionë Euro për Uniformat e Bendit Muzikor të FSK-së Bendi m...
-
Bolton: Administrata Trump duhet të gjejë një marrëveshje të përhershme dhe të pranueshme për Kosovën dhe Serbinë
Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare, John Bolton, që kishte punuar në Shtëpi...