Sport

Kritikat e ashpra nga presidenti i klubit mund ta largojnë Dybalan nga Torino

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 16 December 2020

Paolo Dybala nuk është duke kaluar në një sezon aspak të mirë, shkruan Gazeta inFokus.

Argjentinasi ka arritur të shënoj golin e parë këtë sezon në ndeshjen e kaluar, kurse kritikat nga presidenti i klubit nuk i kanë munguar.

“Ne e shohim Dybala si kapiten dje, sot dhe nesër”.

-Advertisement-

“Ai ka marrë një ofertë që do ta bënte atë një nga 20 futbollistët më të paguar në Evropë, dhe kjo është një bazë e shkëlqyeshme dhe ne presim përgjigjen e tij.”

“Por ne gjithashtu duam të shohim propozimin e tij në fushë. Ai dëshiron të bëhet një nga pesë lojtarët më të mirë në botë dhe ne do ta mbështesim atë, por ai nuk është në atë nivel sot dhe ai e di atë”, ka thënë Agnelli.

Dybala ka kontratë në Torino deri në vitin 2022, megjithatë gjasat për t’u larguar më herët janë të mëdha, sidomos pas kësaj deklarate të presidentit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera