Sport

Kritika për Xhakën pas kartonit të kuq ndaj Liverpoolit

Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 14 January 2022

Nuk ishte ndeshja më e mirë për Granit Xhakën e ajo e mbrëmshmja në Carabao Cup ku Arsenal barazoi përballë Liverpool në udhëtim me rezultatin 0-0.

Mesfushori kosovar penalizoi trajnerin Mikel Arteta pasi e la skuadrën me 10 vetë në minutën e 24 teksa gaboi në një ndërhyrje në hyrje të zonës ndaj Diego Jotës.

Kështu, pas sfidës nuk kanë munguar edhe kritikat për Xhakën, Jamie Caragher, ish-futbollisti i Liverpool, i cili theksoi se 29-vjeçari shkaktoi një faull qesharak.

-Advertisement-

“Xhaka shkaktoi një faull krejtësisht qesharak ndaj Jotës, duke qenë se sulmuesit i duhej edhe shumë punë për të finalizuar aksionin dhe nuk ishte një rrezik i madh në ato kushte. Mënyra se si ndërhyri me aq forcë, nuk la asnjë dyshim se ishte karton i kuq. Megjithatë, duke e parë nga jashtë ai duket të jetë një djalë i mirë dhe të stërvitet shumë pasi çdo trajner e ka aktivizuar. Xhaka është një lojtar i mirë dhe këtë e kemi parë edhe me Zvicrën, por problem është besueshmëria pasi nëse mbetesh me 10 lojtarë në Anfield kjo mund të kushtojë edhe me eliminim nga gara”, u shpreh legjenda e Liverpool.

“Edhe ndaj Cityt, Arsenal luajti mirë, por edhe aty Xhaka u bë faktor me penalltinë e shkaktuar. Tashmë ai nuk është më një djalosh që ka për të mësuar, Xhaka është një nga lojtarët më me eksperiencë dhe te Arsenal ata lojtarët e “vjetër” nuk duhet të bëjnë të tilla gabime”, theksoi Caragher

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera