Lajme

Kritika ndaj Arabisë Saudite për rritjen e numrit të dënimeve me vdẹkje

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 02 January 2025

Dy grupe për të drejta të njeriut e kanë kritikuar Arabinë Saudite për rritjen e numrit të dënimeve me vdekje, duke thënë se ky shtet ka kryer numrin më të madh të ekzekutimeve në vitin që lamë pas.

Organizata Evropiane Saudite për të Drejta të Njeriut, e cila monitoron ekzekutimet në Arabinë Saudite, dhe organizata tjetër, Reprive, kanë thënë se shifrat janë në kundërshtim me tentimet e shtetit për të prezantuar veten si një vend më i hapur dhe tolerant.

Arabia Saudite nën udhëheqësin de facto, princin e kurorës, Mohammed bin Salman, është duke shpenzuar para të mëdha në infrastrukturën për turistë, teksa tenton të diversifikojë ekonominë që i varet nga nafta.

-Advertisement-

Sipas dy organizatave, Arabia Saudite ka dhënë urdhër për 345 ekzekutime më 2024.

Sipas tyre, shifra vjetore e ekzekutimeve pothuajse është dyfishuar në krahasim me atë të vitit paraprak.

“Këto vrasje shpërfaqin realitetin e Arabisë Saudite të Mohammed bin Salmanit”, ka thënë Jeed Basyouni, udhëheqës i organizatës Reprieve.

“Sa ekzekutime konsiderohen tepër derisa të organizohet kampionati Kupa e Botës në Arabinë Saudite, më 2034? Sipas shifrës aktuale, duhet të shkojë në 3.000”, ka thënë ai.

Arabia Saudite është një prej vendeve që urdhëron më së shumti dënime me vdekje.

Vetëm Kina dhe Irani kanë ekzekutuar më shumë njerëz më 2023, sipas organizatës ndërkombëtare Amnesty International.

Autoritetet saudite deklarojnë se dënimet me vdekje janë të domosdoshme për të mbajtur rendin publik dhe se ky dënim shfrytëzohet vetëm kur të jenë shterur të gjitha mundësitë tjera./REL/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera