Krimineli Mlladiq shtrohet në spital, gjendja e tij shumë e rëndë
Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 11 September 2022
Krimineli, Ratko Mlladiq është në gjendje të rëndë.
Ish-komandanti ushtarak serb i Bosnjës, krimineli Ratko Mlladiq, i cili po vuan dënimin e përjetshëm në Hagë për shkak të krimeve makabre, është shtruar në spital dhe është në “shëndet të dobët”, tha djali i tij Darko Mlladiç për AFP.
Në një bisedë të shkurtër telefonike me AFP në Beograd, Darko Mlladiq e ka konfirmuar këtë informacion për mediat vendase. Ai u tha atyre se ish-gjenerali serb ishte shtruar në spital për një javë për shkak të gjendjes së brishtë shëndetësore.
Ai ishte fillimisht në spitalin civil në Hagë, ndërsa që nga e enjtja ndodhet në objektin shëndetësor të burgut të Mekanizmit Ndërkombëtar të Mbetur për Gjykatat Penale (MTPI) me seli në Hagë.
“Shëndeti i tij është i keq. Një ekip mjekësh është gati këtu në Serbi të cilët mund të shkojnë ta shohin atë, por ne nuk e dimë ende nëse do të lejohen. Ne do të kërkojmë leje që këta mjekë ta ekzaminojnë atë”, tha Mlladiq për AFP.
Në qershor të vitit 2021, Gjykata e Hagës konfirmoi dënimin e përjetshëm të Ratko Mlladiqin, për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera gjatë luftës në Bosnjë nga viti 1992 deri në vitin 1995.
Të tjera
-
Një tërmet me magnitudë 6.0 godet Japoninë
Një tërmet me magnitudë 6.0 goditi provincën Ishikawa të Japonisë herët të hë...
-
Mbi dy mijë aplikime për statusin e viktimἀve të dhụnës sẹksuale
Mbi dy mijë persona kanë aplikuar deri më tani për njohjen e statusit të vikt...
-
Zyra e Prokurorit të Specializuar: Dëshmitari i 70-të ishte anëtar i LDK-së, u ndalua dhe u rrἀh gjatë lụftës
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshm...
-
Godet me veturë tre persona, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka go...
-
Vuçiq nuk ndalet së provokuari, poston një video nacionaliste kushtuar Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka postuar në Instagram një video prov...
-
Këshilltarja e Albin Kurtit shpall fitoren në Preshevë, këshilltari i Besnik Bislimit dështon të fitojë Bujanocin
Përkrahja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për dy kandidatët në Luginë...
-
Kurti: Kosova do t’i fuqizojë raportet me Turqinë në dy fusha
Kryeministri Albin Kurti në fjalimin e tij të mbajtur në Forumin e parë Ekono...
-
Kurti çmon raportet ekonomike me Turqinë: Dhjetëra kompani në Turqi, janë nga Kosova
Kryeministri Albin Kurti në Forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kos...
-
Rasti Thaçi dhe të tjerët, reporteri i luftës Nuhi Bytyçi dëshmon në Hagë
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi, sot do të dëshmojë në Hagë. Ai do të jap d...
-
Policia e Kosovës për 24 orë shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku
Policia e Kosovës në 24 orët e fundit në ka shqiptuar 1 mijë e 521 gjoba traf...
-
Vapa ia merr jetën më shumë se 50 personave në Indi në tre ditë
Më shumë se 50 persona kanë vdekur në Indi gjatë tre ditëve të fundit, pasi n...
-
Arbër Pajaziti shpall fitoren në Bujanoc, falënderon votuesit
Kandidati nga “Fronti për Ndryshim” Arbër Pajaziti ka shpallur fitoren në Buj...